I vodhi 10 mijë euro biznesit ku punonte, arrestohet 23-vjeçari

I vodhi 10 mijë euro biznesit ku punonte, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë nbë pranga ra shtetasi L. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. L., 24 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. Sh. ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën, në subjektin ku ishte punësuar si kasier, një çek me vlerën 10 000 euro, të cilin më pas ua ka dhënë 2 shtetasve që janë shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *